Dragash, 24 gusht 2016 – Të premten më 26 gusht 2016, një ushtrim i forcave manovruese të KFOR-it do të zhvillohet në rrugën nga Cyleni deri të Guri i Zi të fshatin Zaplluxhe të Dragashit. Rruga nga Cyleni e deri te Guri i Zi do të jetë e mbyllur prej orës 9:00 deri në ora 17:00.
Njoftimi është konfirmuar edhe nga vetë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, shkruan Opoja.net.
Ky ushtrim nuk është përgjigje ndaj, apo përgatitje për, çfarëdo situate aktuale apo që pritet të ndodhë në Kosovë.
KFOR-i në mënyrë rutinore zhvillon ushtrime për të treguar se KFOR-i është i vendosur dhe i aftë të dislokojë forca në mënyrë efektive kur shfaqet nevoja, si pjesë e përkushtimit për të frenuar çfarëdo dhune apo trazire për të ruajtur ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.