KJO BOTË NGA FILLIMI DERI NË FUND
ËSHTË VETËM NJË MOMENT,
pas të cilit vjen një ditë kur njerëzit do të pendohen me hidhërim pse
kënaqësia kalimtare i ka mashtruar!
Kjo botëështë nga fillimi deri në fund
vetëm një moment, pas të cilit në mënyrë të pashmangshme vjen një ditë kur
njerëzit do ta kujtojnë jetën dhe me hidhërim do të pendohen, pse ajo kënaqësia
kalimtare i ka mashtruar.
Transmetohet se një hebrekishte kërkuar
(leje) nga Isai (a.s.) që të udhëtojë me të,në mënyrë që të bindet në muxhizet dhe
misionin (pejgamberllëkun) e tij dhe kështu të bëhet besimtar dhe ndjekës i
tij. Isai (a.s.) i jep leje dhe ata u nisën së bashku për rrugë.
Pas një kohe ata u ulën në një vend për
të pushuar. Isai (a.s.) mori abdes dhe u ngrit për të falë namaz, ndërsa
bashkudhëtarit të tij i dha të holla të shkojë të blejë tre somune për drekë.
Ai e pranoi atë, shkoi dhe i bleu somunet, por kur u kthye Isai (a.s.) ende
ishte duke u falë.Hebreu ishte shumë i uritur, nuk mundi të presë që Isai
(a.s.) ta përfundojë namazin, kështu që e hëngri njërin somun.
Pasi që Isai (a.s.) e kreu faljen, u ulën
për të ngrënë. Gjatë ngrënies Isai (a.s.) e pyeti hebreunpër somunin e tretë, ndërsa
ai i tha se i kishte blerë vetëm dy. Pas pak atypari kaloi një gazelë dhe u
ndal para Isait (a.s.). Ai e rrëzoi për tokë dhe e theri, pastaj i bëri lutje
Allahut të Madhërishëm që ta ringjallë dhe ajo u ringjall. Duke menduar se
mrekullia të cilën e pa me sytë e tij do ta shtyjë të bëhet i sinqertë, Isai
(a.s.) përsëri e pyeti hebreun për somunin e tretë, kurse ai u përgjigj: “Pasha
Allahun, kanë qenë vetëm dy somuna.”
Pastaj ata shkuan pranë një lumi dhe aty
pushuan. Derisa rrinin ulur në bregun e lumit, Isai (a.s.) i bëri tregrumbuj
të vegjël nga rëra, pastaj i bëri lutje Allahut të Madhërishëm dhe grumbujt e
rërës u shndërruan në ar (flori). Pas kësaj ai i ndau ato dhe i tha hebreut: “Një
grumbull (është) për mua, i dyti është për ty, dhe i tretipër pronarin e
somunit të tretë.” Atëherë hebreu bërtiti: “Pasha Allahun, unë jam
pronari i somunit të tretë!”
Pasi që u bind në mosbesimin e tij,
kryeneçësinë dhe dehjen pas kësaj bote, Isai (a.s.) i tha: „Nuk ka problem, ty
të përkasin të tre grumbujt e arit, por unëkëtu po të braktis dhe nuk dua tavazhdoj
udhëtimin me ty.“
Isai (a.s.) vazhdoi rrugën e tij, ndërsa
hebreu, me lumturi euforike, i zhvendoste grumbujt e arit me duart e tij: “Kjo
është e pabesueshme, kjo është lumturi e vërtetë, ubëra i pasur!”
Derisa ai gëzohej me pasurinë e tij, aty erdhën
tregrabitës rrugësh dhe e vranë, ndërsa arin e ndanë në tri pjesëtë barabarta.
Ata ishin të lodhur dhe të uritur, kështu që vendosën që aty të çlodhën dhe të
drekojnë. Njërin e dërguan për të marrë ushqim, ndërsa dy të tjerëte ndezën një
zjarr dhe pritnin që të kthehet i treti me ushqim.
Pas kësaj, njëri nga ata dy (burrat) i
tha shokut të tij: “Unë po mendoj se do të ishte më e mirë që ta mbysim
shokun tonë kur të kthehet me ushqim dhe pjesën e tij të arit ta ndajmë ne mes
veti.”Këtë propozim grabitësi i dytë e pranoi me kënaqësi.
Sa i përket grabitësit të tretë, i cili
shkoi përtë marrë ushqim, ai duke menduar se si ta merr e ta përvetësojë krejt pasurinë,
vendosi të vendos helm në ushqim dhe kështu të shpëtoj ngashokët e tij. Kur e
solli ushqimin menjëherë ata dy iu vërsulen dhe e mbytën. Pas kësaj ata e ndanë
pjesën e tij dhe u ulën për të ngrënë bukë. Pasi që ushqimi ishte i helmuar, edhe
ata të dy, pasi hëngrën, vdiqën!”
DYNJAJA ËSHTË ARË E AHIRETIT
Nga ky tregim mund të merren shumë
mësime, ndërsa ne do t’i përmendim tre:
Mësimi i parë – është përkohshmëria e kësaj bote të
cilën muslimani dhe muslimanja gjithmonë duhet t’i kenë në mend. Kjo botë është
arë e ahiretit, dhe jo shtëpi e qëndrimit të përjetshëm. Ajo është nga fillimi
deri në fund vetëm një moment, pas të cilit në mënyrë të pashmangshme vjen një
ditë kur njerëzit do ta kujtojnë jetën dhe me hidhërim do të pendohen pse ajo
kënaqësia kalimtare i ka mashtruar.Duke e përshkruar përkohshmërinë e kësaj
bote dhe të mirat e saj, Allahu i Madhërishëm ka shpallur:
“Krahasoju atyre shembullin e jetës së
kësaj bote, me ujin që e lëshojmë Ne nga qielli, e me të përzihet bima në tokë,
e (më vonë) bëhet bar i thatë, të cilin e shpërndanë era (fryma). E, Perëndia
është i fuqishëm për çdo gjë!”(El-Kehf, 45);
“Dijeni që jeta në këtë botë nuk është
kurrgjë tjetër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje
ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shëmbëllen
bimës, e cila pas shiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po
më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet)…” (el-Hadid,
20)
Pejgamberi (savs) e ka porositurIbn Omerin
(r.a.), por edhe tërë umetin:“Bëhu në këtë botë si i huaj apo si udhëtar!”,
ndërsa AbdullahibnOmeri thoshte: “Kur të gdhihesh mos e prit ngrysjen,
ndërsa kur të ngrysesh mos prit se do të gdhihesh.Gjatë kohës së shëndetit
përgatitu për sëmundje, ndërsa gjatë jetës përgatitu për vdekjen tënde!” (Buhariu)
Në një hadith tjetër Muhamedi (savs) për
këtë botë ka thënë: “Fillimi i saj është preokupim i zemrës me të, ndërsa
fundi i saj është zhdukja e saj përfundimtare. Për fitimin (e saj)hallall do të
jepet llogari, ndërsa për haramin pason dënimi. Kush e ka me bollëk, do të sprovohet,
ndërsa kush e dëshiron atë, do të ndjejë dhembje dhe pikëllim.”
Ndërsa një dijetar islam ka thënë: “Si
mund t’i gëzohesh kësaj bote, kur ditët e saj i shkatërrojnë muajt, kurse muajt
e saj vitet, kurse vitet tërë jetën. Si do t’i gëzohesh kësaj bote kur e din se
jeta e kësaj bote të çon në exhel dhe vdekje!”
LAKMIA E NJERIUT ËSHTË E PANGOPUR
Mësimi i dytë– i këtij tregimi është lakmia e pangopur
e njeriut pas kësaj bote dhe pasbukurive, stolive dhe pasurive të saj. Së
këndejmi,kjo botë me të vërtetë është sprovë për shkak të së cilës një numër i
madh i njerëzve kanë humbur në errësirën e mashtrimit dhe të pabesisë, dhe për
shkak të saj janë të gatshëm t’i shkelin të gjitha parimet dhe normat morale
dhe të lëshohen në mëkatet më të mëdha. Duke paralajmëruar umetin e tij për
joshjen dhe mashtrimin e kësaj bote, Pejgamberi (savs) ka thënë: “Me të
vërtetë kjo botë është e freskët dhe e ëmbël. Allahu ua ka nënshtruar juve për
të parë se si do të silleni me të, andaj ruajuni nga kjo botë dhe ruajuni nga
gratë.” (Buhariu)
Dashuria verbuese për këtë botë është
shkaku i harresës dhe prishjes së botës tjetër, i lënies së namazit dhe mos
frikës nga fitimi haram si kamata, ryshfeti, korrupsioni, mashtrimi dhe
gënjeshtra. Është fakt pikëllues dhe shkatërrues që sot një numër i madh i
muslimanëve marrin diploma, punësohen, zënë pozitë dhe fitojnë pasuri përmes këtyre
mëkateve dhe kështu i bëjnë padrejtësi vetvetes dhe shoqërisë, ndërsa për këtë
fare nuk mendojnë. Me një rast Muhamedi (savs), i pyeti shokët e tij:“Si do
të silleni ju kur ta fitoni Persinë dhe Bizantin?”
Abdurrahman ibn Avf është përgjigjur:„O
i Dërguari i Allahut, ashtu siç na ka urdhëruar Allahu.“ Atëherë Pejgamberi
(savs) tha: „Dhe kjo do të jetë ndryshe, ju do të garoni në këtë botë, pastaj
do t’i bëni zili njëri-tjetrit, pastaj do të urreheni për shkak të kësaj bote.“(Muslimi)
Duke e përshkruar këtë botë, një dijetar
ka thënë: „Kjo botë është sikur gjarpri, e jashtmja e tij është e lëmuar dhe
e butë, ndërsa e brendshmja e tij fsheh helmin vdekjeprurës nga i cili frikësohen
të arsyeshmit, ndërsa ata që kanë mendjefëmijërore nuk i kushtojnë vëmendje atij.”
Të vërtetën e ka thënë Muhamedi (savs): “Sikur një njeri të kishte një
luginë me flori, ai do të dëshironte që të ketë edhe një tjetër edhe të tretën.
Vërtet njeriu nuk mund të ngihet me asgjë, përveç dheut.”
ÇKA TË MBJELLËSH DO TË KORRËSH
Mësimi i tretë– është mënyra e përdorimit të begative
të kësaj bote. Islami nuk e ndalon punën, as fitimin e pasurisë. Në një hadith kudsijAllahu
i Plotfuqishëm thotë: “O njeri, ty të kam krijuar për shkakun Tim, ndërsa të
gjitha të tjerat i kam krijuar për shkakun tënd.”
Në Kuranpërmendet se Allahu i Madhërishëm
ia ka mësuar Davudit (a.s.) prodhimin e parzmave dhe përpunimin e metaleve; Zekerijja (a.s.)
ka qenë marangoz; Muhamedi (savs) i ka ruajtur delet dhe është marr me tregti,
etj. E gjithë kjo na çon në konkludim, se fitimi për jetesë me duart e veta dhe
me përpjekje, është virtytdhe cilësie besimtarëve të vërtetë. Seid Ibn Musejjeb
ka thënë:“Nuk ka dobi tek një njeri i cili nuk punon për ta kthyer borxhin
nëse ka borxh, për ta mbrojtur nderin e tij dhe për t’i siguruar vetes dhe
familjes mjete për jetesë.”
Abdurrahman ibn Eslem transmeton se e kishte
pyeturdijetarin e famshëm Ebu Hazim: “Unë po ndjej diçka që po më bën
të pikëlluar.”Ebu Hazimi më pyeti: “Po çka është ajo?”Unë iu përgjigja:
“Dashuria ndaj kësaj bote.”Ai, atëherë, më tha: “O djalosh, dije se
unë nuk e fajësoj veten për shkak të dashurisë dhe animit të cilin Allahu e ka
krijuar në ne, sepse Allahu na ka bërë që ta duam këtë botë. Ne duhet ta
qortojmë veten atëherë kur ajo dashuri neve na shtynë që të punojmë atë që
Allahu e urren, dhe të mos i kryejmë ato që Allahu i do. Përndryshe, dashuria
për këtë botë nuk na bën dëm.”
Mirëpo, Islami na mëson se kjo botë nuk
guxon të jetë qëllimi, por mjeti me të cilin ne bëjmë vepra të mira në emër të
Allahut dhe bëhemi anëtarë të dobishëm të shoqërisë. Vetëm pasuria e thjeshtë materiale
njeriut nuk mund t’ia japë krejt atë që ai synon, por vetëm nëse merret
parasysh tërësia e ekzistencës së njeriut, atëherë është e mundur që të arrihet
harmonia në mes njeriut dhe botës, dhe të ndërtohet individi dhe bashkësia ideale.
Dëshmi për këtë është gjendja e umetit islam sot.
Muslimanët, pa dyshim, sot janë populli më
i pasur, kemi numër të madh të miliarderëve në radhët tona, por problemi është se
kjo pasuri po keqpërdoret dheështë bërë qëllim në vetvete. Derisa princat muslimanë,
emirët, liderët politikë dhe të pasurit shpenzojnë miliona për të ndërtuar
pallatet e tyre, për të blerë vila luksoze në brigjet e detit dhe automobilat më
të shtrenjtë, nga ana tjetër me miliona muslimanë në Palestinë, Siri, Irak,
Jemen dhe vende të tjera janë të uritur dhe jetojnë në buzë të ekzistencës. Ndërsa
vlerën e kësaj bote (naftën) në të cilën bazohet fuqia dhe ndikimi në botë, për
arsye që i dinë vetëm ata, e kanë lënë në duart e armiqve të Islamit të cilët
atë fuqi dheforcë pamëshirshëm e përdorin kundër muslimanëve në mbarë botën.
Udhëheqësit muslimanë nuk mendojnë për
popujt e tyre dhe nuk mendojnë as për vdekjen, sikur do të jetojë përgjithmonë
në këtë botë. Ata kanë harruar se personi qëabuzon me begatitë edhuruara ngaAllahu
do të përfundojë si hebreu mosmirënjohës dhe si grabitësit e rrugëve nga
tregimi ynë në fillim të këtij teksti.
Halifi i famshëm Harun Err-Rreshidi ishte
sundimtari i perandorisë së madhe islame dhe shumë më i pasur dhe më i shquar
se sunduesit e sotëm muslimanë, por në shtratin e vdekjes aiduke qajtur pat
deklaruar: “O Ti pushtetii të cilit kurrë nuk përfundon, fale atë pushteti i
të cilit përfundoi!”
Allahu i Plotfuqishëmna përkujton
përkohshmërinë e kësaj bote dhe llogaridhënien në Ditën e Gjykimit:“O ju
njerëz, s’ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, pra të mos u
mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj Allahut ai i
mashtruari (shejtani).” (el- Fatir, 5)
Abdusamed Nasuf Bušatlić;
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.