Kjo është çështje feje, jo lojë dhe argëtim!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Feja prej të cilës është i kënaqur Allahu (xh.xh.), është Islami që do të thotë nënshtrim i plotë ndaj asaj që vjen prej Zotit. Atij që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, domethënë, atij që ndjek jo atë që vjen prej Zotit por atë që i thotë mendja apo më saktë, atë që i thotë nefsi, ky fetarizëm nuk do t’i pranohet asnjëherë te Allahu i Lartësuar.

Përgjatë gjithë historisë kanë dalë shumë njerëz mashtrues dhe inter – esaxhinj që shpesh herë kanë bërë operacione/sulme të tilla ndaj feve të vërteta. Pastaj me fetë që formonin vetë bëheshin robër të nefseve të tyre duke thënë: “Kjo është feja e vërtetë.” Degradimet e tyre nuk mbeteshin të kufizuar vetëm me ata. Kështu që ata i ftonin edhe të tjerët në një nënshtrim të tillë. Në Kuranin Fisnik thuhet: “Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale).

Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!” (Bakara, 79) Shpesh herë nijetet e atyre që ua paraqesin autoriteteve adminis – trative, politike dhe financiare fenë e Allahut jo ashtu siç është, por duke e modernizuar me komentime të reja gjoja për ta shfaqur më të butë, siç është thënë edhe në ajetin fisnik, janë për të arritur interesat e përkohshëm të kësaj bote si mundësitë financiare, pozita, etj. Njëra prej metodave themelore që e përdorin kur e bëjnë këtë punë është keqinterpretimi me vetëdije i ajeteve të Allahut Teala.

Njerëzit e tillë që në aparencë hiqen si dijetarë bëjnë lojëra mbi kuptimet e fjalëve si e si për të nxjerrë nga ajetet kuptimet që u leverdisin dëshi – rave vetjake të tyre. Si rezultat, devijojnë vetë dhe shumë njerëz të tjerë nga feja dhe e vërteta. Zoti (xh.sh.), i deshifron në këtë mënyrë ata që i devijojnë njerëzit: “Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!” (Bakara, 75) Feja e Allahut Teala nuk është mjet i askujt për lojë dhe argëtim. Tekstet e Kuranit Fisnik dhe të Sunetit nuk janë tekste të zakonshme rreth të cilave të gjithë mund të japin mendimet e tyre. Por për fat të keq, shumë njerëz po gjykojnë lehtësisht në fushën e fesë me një trimëri prej injoranti dhe në një mënyrë vulgare pa marrë parasysh metodat, rregullat dhe bazat, pa poseduar bazën që e kërkon dija dhe pa pasur moralin e virtytin e nevojshëm.

Përveç të tjerash, këta njerëz po sulmojnë pa aspak turp akumulimin e dijes që ka umeti. Ndërkohë, të mos harrojmë se të flasësh në emër të fesë së Allahut është sikur të flasësh në emër të Allahut. Kjo fushë nga një aspect i ngjason ecjes në një vend të minuar. Umeti ka kërkuar një pjekuri të madhe te ata persona që do të flasin në lidhje me këtë fushë dhe këtë pjekuri të tillë e ka quajtur “pozita i ixhtihadit”.

Allahu (xh.xh.), i paralajmëron siç vijon ata që flasin pa u menduar në këtë çështje: “Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” (Nahl, 116) Ata të cilën e nënvlerësojnë këtë sistem hyjnor që Allahu Teala ia ka dërguar njerëzimit si një e vërtetë e madhe dhe që e shndërrojnë këtë mirësi sublime në një lojë për t’u argëtuar e dëfryer, janë kundërshtuar ashpër dhe janë njoftuar se i pret një fatkeqësi e madhe: “Largohuni nga ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim e që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote. Këshilloji ata me Kuranin, me qëllim që të mos i humbasin shpirtrat e tyre për shkak të veprave të veta. Përveç Allahut, ata nuk do të kenë as ndihmës, as ndërmjetës. Edhe sikur të ofrojnë çdo lloj shpagimi, nuk do t’u pranohet. Këta janë ata që do të lihen në humbje për shkak të veprave që kanë bërë. Ata do të pinë ujë të valuar dhe do të kenë dënim të dhembshëm për shkak të mosbesimit të tyre.” (En’am, 70) Sa mendjelehtësi e madhe është të shndërruarit e fesë së Allahut në lojë dhe argëtim. Sa fatkeqësi e dhimbshme është të perceptuarit e saj sikur të ishte një informacion i zakonshëm apo një përrallë. Ndërkohë, a nuk duhet që t’i kërkojmë mbrojtje Allahut (xh.sh.), nga çdo lloj pëshpëritjeje dhe devijimi të shejtanit e nefsit dhe ta pranojmë fenë e Zotit me një respekt e nderim të madh e me një zemër të dëlirë, në mënyrë që të bëjmë një jetë të pastër dhe të lartësohemi në horizontet e përhershme?

Për shkak se dijetarët e devotshëm, të sinqertë dhe të përkushtuar të këtij umeti e kanë konceptuar shumë mirë domosdoshmërinë e kësaj përpikërie ndaj fesë, kanë dhënë gjykime që arrijnë deri në kufër për ata që i nënvlerësojnë, i tallin dhe i bëjnë objekt dëfrimi shenjat e fesë si “Kuranin”, “Pejgamberin”, “Qabenë”, “ezanin”, “namazin”, etj. dhe janë shprehur se për njerëzit e tillë duhen zbatuar ndëshkime juridike. Këta dijetarë asnjëherë nuk i kanë toleruar veprimet e pabaza në lidhje me këtë çështje. Nisur nga këto që thamë, dëshirojmë t’ju kujtojmë se është shumë e rrezikshme që t’i bëjmë objekt gazmoresh çështjet fetare me qëllim që të qeshin njerëzit. Heshtja ndaj këtyre maskarallëqeve apo dëgjimi i tyre në mënyrë pasive, do të thotë që të ndajmë të njëjtin fund të dhimbshëm me ata që veprojnë kështu. Edhe një shenjë tjetër e mosnënshtrimit me gjithë zemër ndaj fesë së Allahut në ditët e sotme është kjo: “Shumë njerëz i konsiderojnë si të pazbatueshme në kohët e sotme dispozitat e qarta dhe të caktuara nga tekstet hyjnore të fesë. Andaj këta njerëz i shohim këto dispozita si historike apo specifike për ndonjë vend të veçantë.

” Një këndvështrim i tillë nuk është gjë tjetër përveçse mendim i ndyrë i mentaliteteve që u janë nënshtruar kushteve aktuale. Njerëzve të tillë dëshirojmë t’u kujtojmë këtë të vërtetë të madhe: Në periudhën kur Kurani Fisnik i është zbritur të Dërguarit të Allahut, (a.s.), kishin kaluar afërsisht dy mijë vjet nga Teurati që i është zbritur Musait. Allahu i Lartësuar u shpreh si më poshtë për hebrenjtë e periudhës së Pejgamberit që nuk gjykonin me disa dispozita të Teuratit dhe sidomos me dispozitat që urdhëronin ndëshkimin e njëjtë me krimin: “Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin. Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë. Ne u caktuam atyre në Teurat: jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me plagë (të njëjtë me të).

Por kushdo që fal shpagimin si lëmoshë, ka bërë një vepër që është shlyerje për gjynahet e veta. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.” (Maide, 44-45) Emri mysliman është një emër që e mbart një njeri që i dorëzohet Allahut dhe asaj që vjen nga Ai. Si mund të mbetet mysliman me një gjendje të tillë një person që përpiqet të gjejë pretekste në emër për t’u larguar nga Zoti në vend që të kërkojë rrugët, mënyrat dhe mundësitë për t’ju dorëzuar fesë sublime, Islamit prej të cilit është i kënaqur Allahu (xh.xh.)? Andaj, ajo që na takon të bëjmë nuk është që ta derdhim Islamin në kallëpin e mashtruesve modernë të kohës duke e krasitur dhe gdhendur atë, por për ta bërë sërish sundues Islamin sipas kallëpit universal të tij në të gjithë tokën duke filluar nga vetja jonë.

/Doç. dr. Adem Ergyl / Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-