Rruga në hyrje të fshatit Zaplluxhe të Opojës, është në gjendje të keqe. Gropat e krijuara në rrugën e asfaltuar është deshmi se sa janë të kujdesshem komuna e Dragashit, për mirëmbajtjen e rrugëve.
Faqja “Fshati Zaplluxhe” në facebook ka postuar këto dy fotografi për të treguar gjendjën e rrugës në fshatin e tyre.
“Gjendja e rrugës në hyrje të fshatit Zaplluxhe. A ka kush kujdesët për këtë rrugë ? Ku është Komuna e Dragashit?”, është shkrimi në këto foto, përmes së cilës banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.