Kur Allahu Teala e vendosi Muhamedin (a.s.), si një udhërrëfyes para njerëzimit, e cilësoi atë si “Shembull i Bukur”. (Shik. Ahzab, 21)
Domethënë, ai krahas misionit “për t’i sjellë lajme njerëzimit nga Krijuesi” ka pasur edhe cilësinë “She- mbulli i Bukur” për sa i përket anës së personalitetit. Kur i Dërguari i Allahut (a.s.), tregoi për pjekurinë e personalitetit të tij, tha: “Mua më ka edukuar Zoti. Ai më ka dhënë një edukatë dhe kulturë të bukur.” (Sujuti, Xhamiu’s-Sagir, I, 12.)
Domethënë se një njeri që do të dërgohej si një udhërrëfyes për njerëzimin, ishte vepër e “edukimit hyjnor”. Jurisprudenca islame i ka ndarë në pesë pika kryesore cilësitë e pejgamberëve: Mbrojtja nga mëkatet, zgjuarsia, sinqeriteti, besnikëria dhe pre- dikimi. Cilësia e fundit prej këtyre pesë cilësive, domethënë predikimi, shpreh detyrat e pejgambe- rëve. Ata ua predikojnë njerëzve mesazhin që ua ka dërguar Allahu (xh.xh.). Ndërsa katër cilësitë e para kanë të bëjnë me cilësitë e personalitetit të pri- jësve të njerëzimit. Mbrojtja nga mëkatet, zgjuarsia, sinqeriteti, besnikëria…
Krahas këtyre vlerave personaliteti që duhet të gjenden te të gjithë pejgamberët, në Kuranin Fisnik flitet edhe për cilësi specifike të të Dërguarit të Allahut (a.s.). Për shembull thuhet: “Me të vërtetë ti ke një moral të lartë.” (Kalem, 4) Çfarëdo që mund të përfshijë përkufizimi i “moralit të lartë”, ai është personaliteti i të Dërguarit të Allahut (a.s.). Gjithashtu në Kuranin Fisnik thuhet: “Ne të kemi dërguari (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botët.” (Enbija, 107) Pra, këtu bëhet fjalë për t’u dërguar vetëm si mëshirë për botët… Mbi të gjitha, aq sa përfshin “dimensioni i botëve”, aq ishte e gjerë më- shira e të Dërguarit të Allahut (a.s.).
Kur përshkruhen marrëdhëniet njerëzore të të Dërguarit të Allahut (a.s.), thuhet: “U solle butë kundrejt njerëzve.” Po ashtu theksohet edhe fakti që të mos ketë “zemër të ngurtë dhe natyrë të ashpër”. “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…” (Al Imran, 159)
Po ashtu Allahu Teala atributet e Tij si “Rrauf dhe Rrahim” që janë prej Esmau’l-Husna-së i për- mend edhe për Resulullahun (a.s.). Domethënë na njofton se këto cilësi janë shfaqur në një formë të vërtetë te Pejgamberi (a.s.). Edhe fjalët e bashkëshortes së nderuar të Resulullahut, Hatixhesë që ia tha Pejgamberit (a.s.), kur po zbriste nga Hira dhe dukej qartë shqetësimi i tij ngaqë i ishte dhënë detyra e profecisë, përfshijnë të vërteta shumë të rëndësishme në lidhje me cilësitë e një udhërrëfyesi universal që do të dërgohej te njerëzimi.
Nëna jonë Hatixheja i tha: “Mos u shqetëso!” – pastaj shtoi: “Betohem se Allahu asnjëherë nuk të poshtëron dhe nuk të mërzit, sepse ti përkujdesesh për të afërmit, flet të vërtetën, i ndihmon të dobëtit, i ushqen të varfrit, i respekton mysafirët dhe nxiton për ta ndihmuar atë që i është bërë padrejtësi.”
Çfarë kuptojmë prej të gjitha këtyre fjalëve? Kuptojmë se personat që do të dalin si udhërrë-
fyes para njerëzve së pari duhet të jenë “shembuj të mirëfilltë” dhe se shembulli i mirëfilltë mbart të gjithë përmbajtjen e fjalës “i mirëfilltë” në formën që është shfaqur te personaliteti madhështor i Resulullahut (a.s.).
Shkrimi është i botuar vetëm në Portalin Opoja.net,
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.