Komuna e Dragashit dhe USAID nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për përmirësimin e Qeverisjes së pronës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komuna e Dragashit, e përfaqësuar nga Kryetari Xheladini, dhe Tetra Tech ARD, Inc., zbatuesi i Aktivitetit të USAID-it për Qeverisjen e Pronës, e përfaqësuar nga znj. Jennifer Ober, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e përbashkët të këtij aktiviteti. Ky projekt synon përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë, uljen e korrupsionit, rritjen e të drejtave formale pronësore, fuqizimin e grave në këtë fushë, dhe investimet në patundshmëri duke standardizuar proceset dhe praktikat në Komunë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Kryetari Xheladini falënderoi partnerët e USAID-it dhe Tetra Tech-it për mbështetjen e tyre, dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Dragashit në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga ky Memorandum. Ai shprehu besimin se Aktiviteti Qeverisja e Pronës do të sjellë rezultate konkrete dhe pozitive për Komunën e Dragashit në fushën e të drejtave pronësore. /Opoja.net/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-