Oborri i shkollës “28 Nëntori “në Brodosanë, “Fetah Sylejmani” dhe “Ruzhdi Berisha” në Dragash deri me datë 20.08.2021 do të jenë në shërbim të mërgimtarëve.
Me kërkesë të Kryetarit të Komunës Shaban Shabani, DKA në Dragash ka marrë vendim që hapësirat e oborreve të shkollave “28 Nëntori” në Brodosanë, “Fetah Sylejmani” dhe “Ruzhdi Berisha” në Dragash të jenë në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e veturave të tyre.
Nga sot e deri më 20.08. 2021 oborret e shkollave të lartcekura do të jenë në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e veturave dhe përjashtuar veturat zyrtare nuk do të lejohet asnjë veturë tjetër të parkohet në oborrin e shkollave.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.