Dragashi mund të përfiton nga programi i vetëpunësimit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Edhe Dragashi përfiton nga programi i vetëpunësimit, janë 15 komuna të Kosovës që janë përfshirë në programin e vetë-punësimi nga UNDP.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Podujeva, Gllogocit, Novobërda, Graçanica, Gjilani, Kamenica, Vitia, Priizreni, Suhareka, Rahoveci dhe Dragashi do të përfitojnë nga ky program që synon që ta trajtojë shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë.

Zëvendës Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, foli për këtë projekt që promovon të vetëpunësimit si masë aktive e tregut të punës.

“[Ky program trajton] procesin e drejtë konkurrues të aplikimit, trajnime të shkathtësive themelore të biznesit, përgatitjen e një plani të qëndrueshëm dhe të realizueshëm për bizneset”, tha Hajzeraj.

Ndërkaq Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo u shpreh se duhet të fuqizohen institucionet që tashmë ekzistojnë.

“Ne i kemi organet vendimmarrëse andaj t’i përdorim ata dhe t’i ndihmojnë personat të cilët janë duke kërkuar punë ose duke provuar të hapin biznese të vogla”, tha Roccasalvo.

Qeveria e Finlandës ka mbështetur këtë program, përmes së cilit synohet të përmirësohet shërbimi i punësimit në Kosovë.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, tha se mbështesin Kosovën që të ngritin zhvillim ekonomik.

“Qëllimi i bashkëpunimit me Kosovën është që të rrisim zhvillimin ekonomik dhe veçanërisht të krijojmë vende pune”, u shpreh ajo.

Prioritet për këtë program do t’u jepet personave të cilët janë të papunë më shumë se 12 muaj, personave të moshës 18-29 vjeç, grave, prindërve vetushqyes, personave nga viset rurale e kategorive të tjera.(KALLXO)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-