Komuna e Dragashit – Njoftim

Opoja.net Opoja.net Shpallje & Njoftime

Njoftohen qytetarët e komunës sonë, se në respekt të 15 Qershorit- Ditës së Çlirimit, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, organizon aktivitete të ndryshme kulturo sportive.

Agjenda e Aktiviteteve:

Më 14.06.2014 ( e diel) në Mejdan, me fillim në ora 1600,  organizohet Gara e Vrapimit të Kuajve.

Më 15.06.2014 ( e hënë) Akademi Solemne ( Salla e Kuvendit Komunal) – ora 10:00

Vizitë varrezave të Dëshmorëve në Dragash e Buqe – ora 10:30

Në programin kulturo – artistik, në Platon e Qytetit, me fillim në ora 12″00 , do të marrin pjesë shkollat pjesëmarrëse të “Festivalit Rinor – 2015”, me pikat më të suksesshme të përzgjedhura nga juria e festivalit, si dhe këngëtarë të njohur nga komuna jonë.

Urime Dita e Çlirimit !

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-