Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash me 23 mars ka shpallur konkurs për pranimin e mësimdhënësve të ri dhe një zëvendësim për punëtoren që shkon në pushim të lehonisë, njofton OpojaSot.com.
Njoftimin e përmbledhur të DKA-së, i publikuar në një gazetë të përditshme po e japim më poshtë
Në bazë të Ligjit për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, nenit 8 dhe nenit 35 paragrafi 2 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës, nr.03/L-212, Udhëzimit Administrativ nr.17/2009 të datë 28.08.2009, Udhëzimit Administrativ nr.06/2015- normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr.05/2015- normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, vendimin e MASHT nr.232/01B, vendimin e MASHT NR.231 të datës, 04 Gusht 2015, kërkesën nga MASHT ref.2-2955 të datës 01 Korrik 2016. Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash, shpallë:
KONKURS – plotësues
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për arsimin e mesëm të lartë dhe të ulët të Komunës së Dragashit për vitin shkollor 2017/2018.
- SHML ”Ruzhdi Berisha” – Dragash
– Një profesor për Gjuhë Shqipe (10 orë)
- SHFMU ”Ilmi Bahtijari” – Blaç
– Një mësimdhënës për mësim klasor
- SHFMU ”Ulina” – Kosovë
– Një mësimdhënës për mësim klasor
- SHFMU ”Samidin Emini” – Kuk
– Një mësimdhënës për mësim klasor
- SHFMU ”Sezai Surroi” – Bellobrad
– Një mësimdhënës për mësim klasor – paralelja Zym
– Një mësimdhënës për mësim klasor – paralelja Brrut
- SHFMU ”Shaban Shabani” – Llapushnik
– Një mësimdhënës për mësim klasor –Llapushnik, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë
– Një mësimdhënës për mësim klasor – paralelja Plavë
- SHFMU ”Fetah Sylejmani” – Dragash
– Një mësimdhënës për mësim klasor – paralelja Xërxe
– Një arsimtar i biologjisë
KUSHTET:
Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimeve Administrative të MASHT –it (Normativi mbi kuadrin profesional të Arsimit të përgjithshëm). Formularët për konkurs merren në Drejtorin e Arsimit në Dragash, ku dorëzohen aplikacionet me dokumentet tjera përkatëse. Diploma duhet të jetë e vërtetuar nga origjinali, në të kundërtën nuk merret si valide, certifikata e lindjes, certifikata që nuk është nën hetime, kopja e letërnjoftimit. Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës , duhet të sjellin diplomën e nostrifikuar. Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të futen në listën e ngushtë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit(data e publikimit 23 mars 2018).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.