Opoja.net

Komunat po kërkojnë që mësimi të nis më 27 shtator

Në takimin e sotëm të Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është diskutuar rreth fillimit apo shtyerjes së vitit të ri shkollor.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Ibrahimi tha se çdo vendim për secilin skenar të zhvillimit të procesit mësimor, do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit.

Tutje, ai tha se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deri më 26 shtator.

Ende nuk dihet nëse MASHTI dhe Ministria e Shëndetësisë do të vendosin për fillimin e vitit të ri shkollor më 27 shtator.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto