Koncert humanitar në ndihmë të Gentiana Qafleshi

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në ndihmë të Gentiana Qafleshit janë mobilizuar shumë persona dhe grupe të ndryshme shoqërore.

Pas bashkëvendasve të saj nga Opoja dhe diaspora, kompanive telefonike Vala dhe IPKO, studentëve të UPZ, në aksion për të tubuar fonde janë bashkuar edhe disa këngëtarë, shkruan Opoja Sot.

Të mërkurën me 7 shkurt me moton ‘Të ndihmojmë Gentiana Qafleshin’ në ambientet e Hotel ‘Meka’ në Dragash do të mbahet Koncert Humanitar.

Duke filluar nga ora 16:00 do të performojnë këngëtarët e njohur të estradës Gold Ag, Aida Doçi si dhe artistë të tjerë nga Opoja.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-