Opoja.net

Kontribuoi me dy asistime, kjo ishte nota e Shaqirit sonte

Sport
Kontribuoi me dy asistime, kjo ishte nota e Shaqirit sonte

Skuadra e Liverpoolit ka arritur që të sigurojë kualifikimin për në raundin e katërt në Kupën FA, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti Aston Villan, skuadër e cila në këtë ndeshje u paraqit me futbollistë nga grupmosha U23, pas rasteve pozitive me koronavirus të paraqitura në skuadrën e parë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Villa-Park’ ka përfunduar me rezultatin 1-4. Sadio Mane shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Georgino Wijnaldum e Mohamed Salah.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 61-të dhe ishte asistues te dy golat e fundit të kampionit anglez.

Reprezentuesi zviceran u vlerësua me notën 7.7, sipas notave të publikuara nga ‘Whoscored’.

Juventusi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Bolognas

Merlinda Guraj

Refuzohet kërkesa për apelimin e kartonit të kuq të Messit, dënimi mbetet i vlefshëm

Merlinda Guraj

Vedat Muriqi vendimtar, Lazio kualifikohet tutje pasi mposht Parman

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net