Opoja.net

Kosova barazon me Greqinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për botëror

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës.

“Dardanët” barazuan me rezultat 1 – 1 ndaj Greqisë.

137

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me grekët që dominuan gjatë pjesës së parë.

Ishte Masouras që kaloi në epërsi Greqinë pas një asistimi të bukur nga Pekas (44′).

Pas golit të pranuar, në 45-minutëshin e dytë, Kosova ishte tjetër skuadër duke rrezikuar më shpesh.

Një asistim mahnitës nga Edon Zhegrova, gjeti kapitenin Amir Rrahmani që tundi portën e grekëve (76′).

Tutje, Kosova dhe Greqia kishin raste, por assesi nuk i konkretizuan rastet.

Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me 5 pikë në fundin e tabelës, derisa Greqia u rendit e treta me 10 sosh.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto