Kosova nuk ia del as ndaj Gjeorgjisë, pëson humbje të hidhur në “Fadil Vokrri”

Opoja.net Opoja.net Sport

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një tjetër humbje të hidhur sonte në Prishtinë.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes janë përballur sonte me Gjeorgjinë në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi Gjeorgjisë me rezultat të ngushtë, 1:2.

Okriashvilli (’11) dhe Davitashvilli (’82) i realizuan golat për mysafirët.

Ndërkaq, për Kosovën, golin e vetëm e realizoi Vedat Muriqi nga penalltia në minutën e 45-të të ndeshjes.

Me këtë humbje, Kosova ka rënë në vendin e fundit në renditjen tabelore të grupit B./FrontOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-