Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka nisur përgatitjet në Kretë të Greqisë për ndeshjen nesër në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
“Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sot ka udhëtuar për në Heraklion dhe po e zhvillon stërvitjen e parë në palestrën ku nesër nga ora 14.00 luhet takimi me Greqinë. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe djemtë janë të vendosur për të dhënë maksimumin në përpjekje për të fituar ndeshjen e rëndësishme me Greqinë. Të kujtojmë që të mërkurën në Prishtinë ndeshja me Greqinë ishte shumë dramatike dhe u vendos për një gol, në të mirë të mysafirëve. Ndeshje tjetër e fortë pritet nesër, ndërsa synimet janë për të fituar takimin”, ka shkruar FHK.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.