Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Stokholm.
Në “Friends Arena”, Suedia është përballur me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi suedezëve me rezultat bindës, 3:0.
Forsberg (’29), Isak (’62) dhe Quaison (’79) i realizuan golat për Suedinë sonte.
Kjo ishte ndeshja e gjashtë për grupin B eliminator për Kupën e Botës.
“Dardanët” e kanë regjistruar vetëm një fitore në këtë kampanjë./FrontOnline/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.