Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, duke përcaktuar afatet kryesore për subjektet politike.
Sipas vendimit, deklarimi i partive për pjesëmarrje ose formim koalicionesh do të bëhet nga 1 deri më 7 maj, ndërsa aplikimi për certifikim zhvillohet nga 2 deri më 10 maj. Dorëzimi i listave të kandidatëve do të bëhet deri më 12 maj.
KQZ pritet të vendosë për certifikimin e subjekteve deri më 10 maj dhe për kandidatët deri më 15 maj, ndërsa shorti për renditjen në fletëvotim do të hidhet më 16 maj. Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 28 maj.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

