Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë.
Sipas kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deri në përditësimin e fundit janë procesuar rreth 96.84% e vendvotimeve, ku Lëvizja Vetëvendosje prin me 43.06% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.24%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.70%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.07%.
Radoniqi theksoi se këto janë rezultate preliminare dhe se procesi ende nuk ka përfunduar, pasi pritet numërimi i votave me postë, votave me kusht dhe votave të diasporës.
Ai shtoi se nga nesër do të nisë edhe numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

