Drejtoria Arsimore e Dragashit dhe Prizrenit në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Kukësit dhe Beratit, në 20 vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës organizuan një event të përbashkët në stadiumin e qytetit të Kukësit me nxënësit e katër qyteteve. Talentët e katër komunave performuan në 15 disiplina.
Në këtë aktivitet i cili filloi në ora 9:30 me një marsh të nxënësve të Prizrenit dhe Dragashit nga “6 katëshi” në Kukës drejt stadiumit të qytetit, ku morën pjesë 350 nxënës të Prizrenit dhe Dragashit 40 nxënës të Beratit dhe dhjetëra të Kukësit.
Në këtë aktivitet performuan dhe luajtën 7 grupe vallesh, 5 skuadra futbolli, 4 basketbolli, 5 volejbolli dhe dhjetëra vrapues në disiplinat e atletikës. Kishte 3 grupe të kërcimit modern, këngë, recitime dhe dy grupe nxënësish vendosën në skenë dy drama, ekspozitë të punimeve të ndryshme inovative-shkencore. /Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.