Në ditën e parë të fushatës për balotazh, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vizituar Dragashin në përkrahje të kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e partisë së tij, Behxhet Xheladini.
“Na ndajnë vetëm disa ditë deri më 14 nëntor. Është koha që komunën tuaj, me plot kompetencë ta udhëheq njeriu juaj, veprimtari, mjeku e humanisti i njohur, Bexhet Xheladini.
Besimi juaj me 14 nëntor është vendimtar për zhvillimin e komunës tuaj. Ndaj, 160 është numri i LDK-së. 160 është numri i fitores. 160 është numri i Dragashit.”, ka theksuar Abdixhiku. Ndryshe, kandidati i LDK-së Xheladini, në balotazh me 14 nëntor garon me kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Shaban Shabani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.