Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Energjisë së Evropës ku ka kërkuar që Kosova të përfitojë direkt nga masat që po i ndërmerr Bashkimi Europian për të adresuar krizën energjetike.
Rizvanolli gjithashtu ka kërkuar hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë edhe tek shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë, siç është Kosova.
Ministrja ka kërkuar po ashtu hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm.
Komunikata e plotë:
Në takimin e Ministrave të Energjisë së Evropës, Rizvanolli kërkon që Kosova të përfitojë direkt nga masat që po i ndërmerr BE për të adresuar krizën energjetike
Nr. 107/22
Pragë, 12.10.2022 – Presidenca e Republikës së Çekisë ka organizuar takim informal të ministrave të Energjisë së Evropës. Gjatë takimit të organizuar janë diskutuar masa për përballje me krizën energjetike evropiane, përfshirë këtu: reduktimi i kërkesës për energji elektrike, kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike, si dhe sigurimi i një kontributi solidar nga bizneset e lëndëve djegëse fosile.
Gjatë takimit, Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ato.
Ministrja ka kërkuar gjithashtu hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike edhe tek shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë elektrike, siç është Kosova.
Ministrja ka kërkuar po ashtu hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm. /Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.