Kroacia dhe Brazili favorizohen për të kaluar në çerekfinale, sipas kuotave të basteve

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tjera në kuadër të 1/16 së finales të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar.

Përballja e parë e ditës do të jetë ballafaqimi i Japonisë me Kroacinë, me fillim nga ora 16:00.

Japonia pasi mposhti dy superfuqitë, Spanjën dhe Gjermaninë, do të tentojë që ta befasojë edhe Kroacinë, për një kalim në çerekfinale.

Megjithatë, Kroacia është favorite për të kaluar tutje, sipas kuotave të kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”, shkruan Demokracia.com.

Kuota për fitoren e Japonisë është 3.90, barazimi 3.40, kurse kuota për triumfin e Kroacisë është 2.00.

Në terminin tjetër, favoriti kryesor Brazili do të ketë punë me Korenë e Jugut, me fillim nga ora 20:00.

Brazili është favorit i madh ndaj Koresë së Jugut.

Kuota për fitoren e Brazilit është 1.25, barazimi 6.00, kurse 11.00 për triumfin e jug-koreanëve./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-