Kandidatja e LVV-së për kryetare të Dragashit, Kaltrina Salihu, pritet nga kryeministri Kurti

Opoja.net Opoja.net Opoja

Gjatë ditës së sotme, kandidatja e LVV-së për kryetare të Dragashit e cila është propozuar nga Lista ” Vjosa”, Kaltrina Salihu, ka zhvilluar një takim me kryeministrin dhe liderin e LVV-së, Albin Kurti, ka shkruar kandidatja Salihu në faqen e saj zyrtare në facebook.

Postimi i plotë;
Takimi i parë zyrtar me kryeministrin para fillimit të fushatës për zgjedhjet komunale, ishte ritheksim i zotimit për të bërë ndryshim në Dragash.

Me guxim dhe punë të përbashkët është koha t’i ofrojmë hapësirë të rinjëve dhe grave të bëhen pjesë akitive e proceseve zhvillimore.

Dragashin do ta bëjmë të jetueshëm e do t’ia kthejmë sharmin që e ka patur e meriton ta ketë.

Bashkë me ju qytetarë, për fitoren tonë të përbashkët, për fitoren e të gjithëve, secilës dhe secilit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-