Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës në futboll në hotelin ku ata po qëndrojnë.
Kryeministri Kurti zhvilloi një bashkëbisedim të këndshëm me futbollistët, e gjithashtu edhe me krerët e FFK-së.
Gjatë kësaj vizite Kurti përgëzoi djemtë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.
Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve po e bëjnë krenar të gjithë popullin.
Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja.
Kosova e nis të dielën fazë kualifikuese për Kampionatin Botëror duke u përballur me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Spanjën.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.