Opoja.net

Kryetari i Vetëvendosje!-s në fshatin Kuk: Bëhuni pjesë e revolucionit!

Ramazan Fetahu, i cili së fundi është zgjedhur kryetar i Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje! në fshatin Kuk, përmes një postimi në profilin e Facebook-ut ka bërë thirrje për “t’u bërë pjesë e revolucionit”, duke e përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje!.

“Me një lule nuk çel pranvera, por me një lule fillon pranvera. Pranvera e ndryshimit tashmë ka nisur. Pa premtime për punsime, pa asfalt dhe kubza, pa vjedhje dhe mashtrime, nuk kërkuam besimin në këmbim të premtimeve, thjesht bëhuni pjesë e revolucionit”, ka shkruar Ramazan Fetahu, aderimin e të cilit në Partinë e Albin Kurtit e ka promovuar edhe vetë ky i fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook./Opoja.net

57
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto