Kryetari Jonuzi uron të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Salim Jonuzi.

Festa e Bajramit të Madh , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Fitër Bajrami është porosi e qartë për të gjithë qytetarët, së pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët Islam meritojnë të festojnë dhe gëzohen, ngase kanë përmbushur një obligim madhor, në fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut – besimin në krijuesin tonë.

Kjo festë fetare, pas sakrificës së agjërimit të ramazanit, uroj qe tu shërbejë të gjithë qytetarëve të komunës sonë, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më  human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-