Kryetari Totaj, priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, i shoqëruar me delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar lidhur me  shqetësimin e banorëve të rajonit të Zhupës së Prizrenit lidhur me privatizimin e tokave të cilat janë vënë në shitje nga Agjencia e Privatizimit.

Njoftimi i plotë:

Mirëprita sot Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, i shoqëruar me delegacionin e tij, me të cilin diskutuam për shqetësimin e banorëve të rajonit të Zhupës së Prizrenit lidhur me privatizimin e tokave të cilat janë vënë në shitje nga Agjencia e Privatizimit.

Me këtë rast diskutuam edhe për bashkëpunimin tonë të ardhshëm në të mirë të qytetarëve.
Komuna e Prizrenit trajton me seriozitetin maksimal çdo shqetësim të qytetarëve dhe kjo çështje do të diskutohet për ta pasur epilogun sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Institucioni i Avokatit të Popullit

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-