Opoja.net

Kultivimi i gardheve të gjalla

Natyra
Kultivimi i gardheve të gjalla

Në ndërtimin e tyre përdoren shkurret dhe bimët e larta. Shkurret janë bimë që zhvillojnë kurorë të limituar dhe me trup të diferencuar. Përdoren për ambiente të jashtme,parqe, lulishte dhe përfshihen në skemat e ndërtimit të çdo lloj zone që duam të gjelbërojmë, por gjithashtu edhe në krijimin e brezave mbrojtës për sipërfaqet e gjelbëruara sidomos për lulet e ultë. Ndahen në shkurre me gjelbërim të përhershëm; gustrat, evomiusi, dafina, shqopa, pirokantja, tyja xhuxhe, etj.

Shkurre gjetherënëse; trëndafili, shelgu, spirea, shega, thana, lule sarana kulpra etj.
Gjithashtu për gardhe përdoren edhe bimë të larta. Ato duhen përshtatur me zonat e tyre mikroklimatike. Janë formuar në gjendjen e tyre të egër që në periudhën e terciarit.
Ndonëse janë lloje rezistente ndaj faktorëve të ndryshme klimatike dhe tokësore, ata karakterizohen nga një specializim i thellë ekologjik. Bimët e larta njëlloj si edhe të tjerat shfaqin nivelin më të lartë të karaketerve dekorative dhe prodhuese në kushte të caktuar të mjedisit, në ato mjedise specifike ku janë përshtatur dhe ruajtur prej shekujsh me radhë. Bimët e larta shfaqin bukuri dhe jetëgjatësi maksimale vetëm kur ato kultivohen në klimën e tyre.
Krijimi i parqeve dhe lulishteve tek ne si edhe i gardheve të gjallë kërkon njohjen zonave fitoklimatike të bimësisë, kushteve specifike që paraqet secila zonë dhe bimët tipike që rriten atje.
Bimët e larta zbukuruese njëlloj si grupet e bimëve të tjera, janë bimë të veçuara nga flora e egër e pyllit. Vendi ynë ndahet në 5 zona fitoklimatike, të cilat dallohen për nivelin e treguesve klimatike dhe llojet e bimëve që rriten në secilin brez. Kjo ndarje bazohet në rolin vendimtar që ka gjerësia gjeografike, lartësia mbi nivelin e detit dhe temperaturës.
Ndër bimët e larta që përdoren më shuma janë:
-Dafina (lauretum)
-Gështenja (kastanetum)
-Ahu (fagetum)
-Harmoci (picetum)
-Alpinet
Durojnë thatësirën dhe përmbajtjen e lartë të gëlqeres në tokë. Zhvillojnë kurorë të lartë dhe të mbledhur. Shtohen më farë, të cilat kanë fuqi të lartë mbirëse. Shërben edhe si nënshartesë për tujat, goldkresin dhe bimët e tjera rrëshinore që shtohen me vështirësi nëpërmjet farës dhe rrënjëzimit të copave.
Mbillet në grupe ose rreshta për krijimin e murit rrethues të vilave, ndarjen e rrugëve, në kanale etj. Tek ne përdoren llojet si; c.sempervivens pyramidalis, zhvillojnë kurorë të mbledhur me 10-15 m lartësi. C.makrokarpa goldcres ngjyre gold, rritet 10-15 lartësi. C.arrisonica conica, përdoret për gardhe të gjalla e rritet 12 m lartësi.
Ka edhe bimë të tjera si dëllenja, tuja, cedrusi, harmoci etj.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net

Qeveria e Kosovës vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit

Opoja.net

Bie çmimi i mallrave dhe shërbimeve bujqësore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net