Kupchan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane?

“Mendoj se ka pak mundësi për këtë“, përgjigjet Kupchan në një intervistë për REL-in.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”.

“Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbetet të shihet se si dhe kur do të arrihet ky synim. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, deklaroi ai.

Ai ka folur edhe për letrën e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Letra e Macronit dhe Scholzit vjen në kohën e duhur dhe bart mesazhin e duhur. Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi – kërkon një angazhim më të madh, evropian dhe transatlantik. Edhe Macron, edhe Scholz kanë vërtet të drejtë kur thonë se ajo që nevojitet, është normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka kohë që Beogradi dhe Prishtina duhet të marrin vendime të vështira dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme për këtë qëllim”, deklaron pos tjerash ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-