Vjen një kohë në jetën tuaj kur ndoshta mund të ankoheni për sakrificën që keni bërë. Ndoshta do ta shikoni ‘rezultatin’ e asaj sakrifice dhe do të mendoni se nuk ia paska vlejtur. Ose se paska qenë dështim i plotë. Ndoshta edhe keni pasur dhimbje koke.
Për shembull, jeni munduar të bëheni të mirë ndaj dikujt ose ta ndihmoni dikë në nevojë, ndërsa ai nuk ka treguar mirënjohje ose ua ka kthyer duke ju lënduar. Kështu, filloni të besoni se gjithçka ishte kot.
Por, ekziston një sekret i fshehur në sakrificat, të cilat i bëjmë në emër të Allahut. ‘Rezultati’ ose ‘shpërblimi’ i atyre sakrificave ndonjëherë vjen nga një pjesë krejtësisht tjetër, në dukje pa lidhje, e jetës sonë.
Allahu i Plotfuqishëm na ka premtuar: “Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!” (err-Rrahman, 60) Por ajo e mirë nuk vjen gjithmonë drejtpërdrejt nga burimi në të cilin e kemi investuar.
Ndoshta, p.sh., ai për të cilin jemi sakrifikuar nuk e ka vlerësuar ose nuk na ka kthyer me mirësi. Mirëpo, Allahu na ka nderuar/shpërblyer në një aspekt tjetër të jetës sonë.
Ndoshta për shkak të asaj mirësie dhe sakrifice, Allahu na ka nderuar me fe, ose me fëmijë të devotshëm e të shëndetshëm, ose me martesë stabile, ose me shëndet të mirë, ose me pasuri.
Prandaj, asnjëherë mos u pendoni për të mirën që keni bërë në emër të Allahut. Ajo që i është dhënë Allahut kurrë, kurrë nuk humbët.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.