Opoja.net

Kurthet e shejtanit

Meleku është shoqërues i shpirtit të qetë dhe të mirë, ndërsa shejtani shoqërues
i shpirtit që është i prirur nga e keqja. Transmetohet se i Dërguari i Allahut
s.a.v.s. ka thënë: Edhe shejtani edhe meleku vijnë te njeriu, shejtani e frikëson
me të keqen dhe e drejton kah  mohimi i
të  vërtetës, ndërsa meleku me vizitën e
tij e njofton për të mirat dhe e drejton  në pranimin e të vërtetës, ndërsa ai që ndjenë
këtë le ta dijë se kjo është nga Allahu dhe duhet të jetë falënderues për këtë.
Ndërsa ai i cili ndjenë pëshpëritjen e shejtanit le të  mbështetet në Allahun nga djalli i
mallkuar,” pastaj lexoi ajetin e Kuranit: “Djalli ju frikëson nga
varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje
(mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.”  (El-Beqare, 268)

Thuhet se hz.  Jahja a.s. një ditë në dorën e shejtanit pa disa fije me materiale dhe ngjyra të ndryshme andaj e pyeti: “O i mallkuar, çfarë  janë ato fije që shoh në dorën tënde? Ai i tha: “Këto janë llojet e dëshirave të bijve të Ademit dhe nëpërmjet këtyre i robëroj ato. Ai e pyeti: A e ke fijen time me të cilën mund të më robërosh? Ai i tha: “Jo, sepse dora ime nuk i arrin ata që janë të pagabueshëm.” Jahja e pyeti: “A sheh tek unë diçka që ta tërheq vëmendjen?”  Shejtani u përgjigj: “Tek ti ka një gjë që më tërheq vëmendjen, çdo herë kur hash bukë , ushqimi i tepërt që merr, me orë të tëra të pengon nga namazi dhe përmendja  e Allahut.

Jahja a.s. tha : “Unë i premtoj Zotit se asnjëherë nuk do ta teproj në ushqim.”

Përktheu: A. D. Islampress

Kurti merr pjesë në Samitin e Vjenës, e pranishme edhe Bërnabiq

Merlinda Guraj

SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

Merlinda Guraj

Imami Shefqet Krasniqi infektohet me coronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net