Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka biseduar për situatën në veri të Kosovës.
Në takim është thënë se barrikadat duhet larguar menjëherë nga rrugët.
Po ashtu, siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, është biseduar edhe për rrugën para drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim nga Zyra e Kryeministrit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.