Kurti emëron Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj Sinani.

“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”,thuhet në njoftim.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-