Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Lajme

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media me presidentin francez Emmanuel Macron, ka vlerësuar lart rolin e Francës në çlirimin e Kosovës.

Kurti tha se është privilegj dhe përgjegjësi që të takohet si kryeministër i Kosovës me presidentin e Francës.

“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike”, tha Kurti.

“Dua t’iu shprehë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendoset në kuadër të NATO-s për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”, tha kryeministri, transmeton Telegrafi.

Kurti ka kujtuar se shqiptarët ishin populli më i nënvleftësuar në Ballkan.

Kurti në oborrin e pallatit Elysee, siguroi Macronin se Kosova po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.

“Realiteti i ri ka përbërës të ri. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së Joe Biden në Shtepinë e bardhë. Ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona si në rajon ashtu edhe në Evropë”.

Kryeministri i Kosovës thotë se Kosova do të ndjek shembullin e Evropës për demokraci e zhvillim.

E SPONSORUAR

Shija e Kampionëve – Vipa Chips

“Ju jeni ndër shtetet e para që keni njohur shtetin e Kosovës. Ka ardhur koha që ne të dëshmojmë se jemi të gatshëm për zhvillim. Kosova mund të përfitojë shumë nga kombi francez”.

Kurti në fund ka ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë./Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-