Kurti pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti të mbesin të pacenuara

Opoja.net Opoja.net Kosova

Pas takimit tre palësh, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij takimi, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës e mbështet procesin e dialogut, që sipas tij duhet të jetë parimorë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimorë në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim prandaj jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra tjetrës”, ka thënë Kurti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-