Kurti: Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova –

Opoja.net Opoja.net Sport

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, me të cilin ka folur për suksesin e radhës të sportit që tash e shumë vite po e mban Kosovën në mesin e më të mirëve në botë.

“Laura Fazliu u kthye me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta. Pas secilës prej tyre qëndrojnë vite pune, disipline dhe një sistem që ka dëshmuar se rezultatet e mëdha nuk vijnë rastësisht“, shkruan Kurti.

Tutje ai tha se ky takim ishte edhe për atë që vjen pas Tarantos, ku diskutuan rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare, çfarë duhet të mësojmë prej tyre dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim në katër vitet që na ndajnë nga Prishtina 2030.

“Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta.

Tash synimi është që këtë kulturë të rezultatit ta forcojmë edhe më shumë në gjithë sportin kosovar.

Urime edhe një herë sportistëve, Kryemjeshtrit Driton Kuka, trajnerëve Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku dhe gjithë ekipit të xhudos!”, u shpreh tutje kryeministri në detyrë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-