Kushti i Listës Serbe: Votojmë demarkacionin, nëse themelohet Komuna e Gorës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Media lokale nga Gora duke ju referuar një shkrimi të orainfo shkruajnë se Haradinaj ka rënë dakord me krerët e Listës Serbe për të formuar komunat e reja Prilluzhë dhe Gore në këmbim të votës për demarkacionin me Malin e Zi.

“Kërkesa e Listës Serbe është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por gjatë bisedës është arritur një kompromis në mënyrë që të formohen dy komunat e reja Prilluzhë dhe Gore në këmbim të votimit”, ka thënë burimi i Orainfo.

Haxhisin: Nuk do të lejojmë që Gora të jetë viktimë e demarkacionit
Nga politikanët e parë i cili ka reaguar për këtë lajm është Veljid Hadžisin, këshilltar në Komunën e Dragashit.

Ai tha për Radio Gora tha se populli i trevës së Gorës nuk do të lejojë që treva jonë të jetë një viktimë e demarkacionit.

Është e palogjikshme që Gora është përmendur në kontekstin e komunave me shumicë serbe, kur rezultatet e regjistrimit tregojnë se në Gore nuk jetojnë serb.

Politikani nga Gora po ashtu ka reaguar edhe në Facebook, ku ka shprehur dëshirën që lajmi të mos jetë i vërtet.

Haxhisin ka hedhur edhe një paralele mes demarkacionit me Malin e Zi dhe atij me Maqedoninë.

“Nëse demarkacioni me Malin e Zi i bën dëm Kosovës, atëherë ne do të kërkojmë anulimin e demarkacionit me Maqedoninë, sepse pasuritë Restelicës dhe Komunës së Dragashit janë njëlloj të vlefshme ose ndoshta më të vlefshme se sa ato nga Komuna e Pejës”, shkroi Haxhisin në Facebook./OpojaSot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-