Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën e veçantë në nderim të akademikut Rexhep Qosja, duke mbajtur një minutë heshtje për jetën dhe veprën e tij.
Qosja, akademik, shkrimtar dhe kritik letrar, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Familja e tij ka bërë të ditur se ai është varrosur në një ceremoni private, sipas dëshirës së tij për të mos pasur organizime publike.
Në njoftimin familjar theksohet se nuk do të ketë pritje apo ceremoni institucionale, duke kërkuar që privatësia e familjes të respektohet gjatë ditëve të zisë.
Në nderim të tij, në Kosovë është shpallur edhe ditë zie më 24 prill.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

