Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, i cili fitoi simpatinë e elektoratit “Rugovist” me mos pjesëmarrjen në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, ende nuk ka vendosur ta bëjë publike votën për Demarkacionin.
Baxhaku i kontaktuar nga Gazeta Blic në lidhje me votën e tij për demarkacionin ka thënë se këtë do ta bëj publike më 1 shtator, atëherë kur edhe do të mbahet seanca e Kuvendit.
“Më 1 shtator kemi me e mbajt mbledhjen me diskutu e me debatu e mandej me votu, aty ka me e tregu unë votën time”, janë fjalët e Baxhakut për Gazetën Blic.
Ndërkohë, raportohet se koalicioni PDK- LDK nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.