Ka përfunduar takimi mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lajçaku fillimisht është takuar me Kurtin, e më pas ndaras edhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.
Pas takimit, Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.
Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm, e po ashtu deklaroi se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë të martën.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.