Shkon në procedurë të ndërmjetësimit lënda ndaj të aku-zuarës për aks-ident trafiku në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Lënda ndaj të aku-zuarës  për veprën pen-ale “rrezikim i trafikut publik”, Mimoza Berisha, është dërguar në procedurë të ndërmjetësimit.

Një propozim të tillë e ka dhënë vet e pandehura Berisha, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, raporton Betimi për Drejtësi.

“Unë propozoj që lënda të shkojë në ndërmjetësim, me të dëmtuarin jemi marrë vesh dhe kemi raporte të mira dhe mendoj se ndërmjetësimi është zgjidhja më e mire”, ka thënë e akuzuara.

Propozimin e saj nuk e ka kundërshtuar prokurori Musli Gashi, ndërsa e ka aprovuar gjykatësi i çështjes Bekri Vehapi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me 11 janar 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Mimoza Berisha akuzohet se më 23 korrik 2018, nga pakujdesia vepron në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor.

Sipas aktakuzës, e gjithë kjo ndodh në atë mënyrë, derisa e pandehura ishte duke drejtuar automjetin e markës “VË Golf 4”, në rrugën Prizren-Dragash, saktësisht në fshatin Llapushnik të Dragashit, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave të rrugës dhe duke mos mbajtur distancën e mjaftueshme të sigurisë, me të arritur në vendin kritik, duke mos mundur të ndalet me kohë, me pjesën e përparme të automjetit të saj, e godet në pjesën e pasme automjetin e markës “VË Kamionet T4” .

Në aktakuzë thuhet se automjeti në fjalë, ishte i ndalur në vendin ku ndalja dhe parkimi ishte e ndaluar dhe e drejtonte Misin Kryeziu, ku si rezultat i këtij aksidenti, lëndime trupore pësojnë pasagjeret e kamionit, të dëmtuarit Albert dhe Miradif Gashi.

Me këto veprime, e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale “rrezikim i Trafikut Publik” e paraparë nga neni 378,paragrafi 6 i Kodit Penal të Kosovës. /Betimi për drejtësi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-