Zhvillimit politike dhe socio-ekonomike në Kosovë, që nga paslufta kanë qenë ndër faktorët kryesorë pse vendi ynë tash e dy dekada po ballafaqohet me probleme të shumta, të natyrave të ndryshme.
Njëra nga këto telashe është edhe rënia në nivel të frikshëm e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme. Gjimnazi ‘Ruzhdi Berisha’ në Komunën e Dragashit nuk ka mbetur pa u prekur nga ky fenomen, sipas matjeve të Insitutit GAP.
Të dhënat e këtij Instituti tregojnë se në vitin 2011, Gjimnazi i Dragashit ka pasur 965 nxënës, ndërsa në vitin 2018 ky numër ka rënë në 608. Pra, për shtatë vite, ‘Ruzhdi Berisha’ është tkurrur për 357 nxënës, që do të thotë se në këtë shkollë për çdo vit pasues kanë ndjekur mësimin afërsisht 50 nxënës më pak sesa viti i mëparshëm. Rënia më e madhe ka ndodhur midis viteve 2011-2015, kur numri i nxënësve ishte ulur në shifrën 587. Ndërkohë që në tri vitet e fundit ka pasur një ngritje tepër të lehtë.
Më poshtë e keni grafikun dhe tabelën, të publikuara nga Instituti GAP:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.