LDK-ja në Dragash propozon dy kandidatë për Kuvendin e Kosovës!

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryesia e Degës së LDK-së në Dragash, në mbledhjen e sotme, me vota unanime, ka vendosur t’i propozojë Kryesisë qëndrore dhe Këshillit të përgjithëshëm të LDK-së, dy kandidatë nga kjo degë, për zgjedhjet e përgjithëshme të 14 shkurtit.

Sipas njoftimit të publikuar nga ky subjekt politik në Dragash, kandidatët do të jenë, ish-kryeshefi i ekzekutivit të Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, si dhe drejtori aktual i Inspektimit të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit, Defrim Gashi.

“Sot, Kryesia e Degës së LDK-së në Dragash, me vota unanime, ka vendosur t’i propozojë Kryesisë qëndrore dhe Këshillit të përgjithëshëm të LDK-së, dy kandidatë nga dega jonë, për Zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit. Urime dhe dalëshi faqebardhë”, thuhet në njëftimin e degës së LDK-së në Dragash. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-