Kelmendi, gjatë intervistës foli për lojtaren xhudiste Loriana Kukën, pasi që kjo e fundit ka përfunduar rrugëtimin e saj disa vjeçar në këtë sport.
“Po e nis me pjesën pikëlluese, pasi Loriana i dha fund karrierës. Ajo erdhi nga Zvicra në Kosovë tetë vjet më parë dhe fitoi medalje evropiane dhe botërore për ne, duke u bërë njëra prej sportisteve më të mira në historinë e Kosovës dhe mori pjesë dy herë në Olimpiadë”.
Kelmendi përmendi edhe trajnerin Toni Kukën, Akil, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin duke theksuar se ishte e lumtur me performancën e gjithsecilit prej tyre.
“Në përgjithësi, jam shumë e lumtur me performancën e secilit. Edhe Nora edhe Lori ishin të lënduara tre muaj para Lojërave, andaj ishte e vështirë për to që të përgatiten mirë”. “Akili ishte thjesht i mrekullueshëm dhe është mëkat që ai nuk fitoi medalje”. “Distria kishte shumë vetëbesim, si gjithmonë .
Me këtë rast dua ta falënderoj bosin e madh, Tonin, që ma ka besuar të ulem në karrige dhe t’i stërvit sportistet”. “Falë tij, Kosova i ka tani pesë medalje olimpike dhe të gjitha janë nga xhudo. Ne jemi plot gëzim dhe mirënjohje” përfundoi ajo.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.