Me pakon e re të masave lehtësuese, që u propozuan nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe që u miratuan nga Shtabi i Krizës, parashihet që të rritet numri i mysafirëve, të cilët mund të thirren në dasma dhe koncerte.
“Është shfuqizuar kufizimi i prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
Gjithashtu u sjell vendim, që të hiqet ora se policore nga 16 qershori 2021. Qeveria, për këto masa do të sjellë vendim gjatë seancës së ditës së nesërme.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.