Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa ka qenë duke lozur në këndin e lojërave të një restoranti në fshatin Vërmicë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se për shkak të këtyre lëndimeve, fëmija është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Këto burime kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.