Letër vëllazërore
hoxhallarëve (të Bosnjes)
Autor: Dr. Mustafa Cerić, reisul-ulema (1993 – 2012)
Të dashurit e mi,
Me leje të reisul-ulemas Husjen ef.
Kavazoviq, po ju shkruaj këtë letër për asgjë dhe për askënd. Ju nuk më keni
borxh asgjë dhe unë nuk ju detyrohem asgjë, përveç dashurisë dhe respektit për
misionin tuaj të hoxhës të cilin po e kryeni. Mision, i cili gjithmonë ka qenë
i preferuari im. Nga lindja deri në vdekje, shpirti im ishte dhe do të mbetet shpirt
i hoxhës. Ndoshta kjo për juve nuk do të thotë asgjë, por për mua do të thotë,
që të tregoj dhe theksoj se po më mundon nostalgjia për mimberin e
nderuar dhe mihrabin e shenjtë. Por, kur ju shoh të premten në namazin e
xhumasë dhe kur e dëgjoj hutben tuaj, më kaplon dhe më pushton lumturia
që ju kemi në mbrojtjen e fesë dhe atdheut. Hutbeja juaj mund të mos i
përmbushë gjithmonë pritjet e mia, por unë gjithnjë e kam parasysh se nuk ka
qenë kurrë më e vështirë të jesh hoxhë sesa që është sot. Çkado që ju thoni dhe
që nuk thoni, për dikë gjithmonë jeni fajtor.
Por mos harroni: nuk ekziston ndonjë
recetë për sukses, por ekziston recetë për dështim, dhe ajo është që t’i
kënaqni të gjithë njerëzit, përkatësisht, ta zhgënjeni ndërgjegjen tuaj. Sepse,
gjithmonë ta mbani në mend: emri i nderuar “hoxhë” – është argument
i gjallë ifesë dhe moralit. Dhe gjithçka që është e nderuar – është e pastër,
dhe gjithçka që është e pastër – është e shenjtë, dhe gjithçka që është e
shenjtë – është e paprekshme, dhe gjithçka që është e paprekshme – është
enigmatike dhe sfiduese që të pandershmit ta çnderojnë me nder. Dhe nderi është
ndërgjegjja juaj e pastër. Nga vjen ajo? Nga brenda apo nga jashtë misionit
tuaj të hoxhës? Në fillim ajo ju ofrohet nga Pjegamberi Muhamed: – Ulematë, dijetarët
e muslimanëve, janë trashëgimtarë të të dërguarve të Zotit.Tek ne, “ulematë”
janë hoxhallarët, jo si një elitë e shenjtë e paprekshme, por si sherbëtorë të
fesë, si roje të traditës dhe roje në vijën e parë të atdheut.
Sigurisht, kjo trashëgimi pejgamberike është
e nderuar nga Pejgamberi, është më e nderuaranga gjithë. Por është,gjithashtu
edhe barrë tepër e rëndë për atë që, nuk është i gatshëm ta marrë përsipër, që
nuk di ta mbajë mbi vete, i cili nuk di ta ndajë atë me ndërgjegje dhe
përgjegjësi me të tjerët. Hoxhallarët janë ushtarë, oficerë të cilëve nuk u
jepen grada, por ju merret masa e besnikërisë dhe devotshmërisë ndaj misionit
të trashëgimtarëve të pejgamberëve, por gjithashtu,ju imponohet edhe masae
lojalitetit dhe përshtatshmërisë ndaj çdo pushteti, si ndaj atij që ju
shfrytëzon për një përdorim, ashtu edhe ndaj atij, i cili ju trajton në mënyrë
të pabarabartë. Ju, të dashurit e mi, me vetëdije ose pa vetëdije, jeni
gjithmonë midis këtyre dy opsioneve: besnikërisë dhe devotshmërisë ndaj Zotit
ose besnikërisë dhe përshtatshmërisë ndaj pushtetit. Këtu nuk ka dhe nuk mund
të ketë kompromis, përveç nëse besnikëria dhe përkushtimi ndaj Zotit përputhen
me besnikërinë dhe përshtatshmërinë ndajpushtetit. Por, kjo rrallë herë ndodh,
siç janë rrethanat kur të gjithë detyrohemi të mbrohemi nga armiqtë. Ka pasur
edhe momente të tilla në historinë tonë, por ato ishin jetëshkurtra dhe u
harruan shpejt.
Prandaj, unë them se sot gjëja më e
vështirë është të jesh hoxhë. Ju e shihni imoralitetin me sytë tuaj, por nuk guxoni
të flisni për të me gjuhë të pastër; ju e dëgjoni gënjeshtrën me veshët tuaj,
por kundër saj nuk guxoni ta thoni të vërtetën e qartë; ju e ndjeni se diçka
nuk është në rregull, por nuk e keni forcën për të korrigjuar padrejtësinë. Për
pushtetin, çfarëdo qoftë ai, nuk ju lejohet të flisni, përveç asaj dhe aq sa pushtetit
i duhet që të mbahet ashtu që askujt mos t’i përgjigjet për asgjë. Unë e di, se
ju nuk e keni humbur ndjenjën tuaj të besnikërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit,
por e keni fituar frikën nga politika,sepse ju fajëson për mungesë lojaliteti
dhe për papërshtatshmëri kur të flasë ndërgjegjja juaj e hoxhës.
Por mos harroni, ju nuk jeni fajtor për
asgjë dhe nuk keni nevojë të keni frikë nga askush tjetër përveç Zotit, por ju
jeni shënjestra e të gjithë atyre që duan të jeni gjithmonë me ta me çdo kusht,
si dhe atyre që nuk mund t’ju arrijnë, sepse të premten ata kohën e kalojnë në
kafene. Ata që ju duan gjatë fushatës, duke ju blerë kostume dhe xhybe, nëse
fitojnë në zgjedhje, atëherë kjo është vetëm meritë e tyre, ndërsa nëse humbin,
atëherë është faji juaj sepse nuk ishit mjaft aktiv në promovimin e politikës
së tyre. Kurse për ata që nuk ju duan sepse këta ju “duan” shumë, ju
jeni fajtor sepse jeni të njëanshëm, sepse nuk i keni mbështetur në luftën e
tyre të përgjithshme kundër atyre që fituan përsëri, edhe pse të gjithë u thanë
atyre se u kishte ardhur fundi.
Dhe kështu, të dashurit e mi, në
pafundësinë e misionit tuaj të përgjegjshëm të hoxhës, në popull dhe për poppullin,
ju luftoni sot me vetveten dhe përreth jush për të gjetur përgjigjen e duhur
për sfidat, të cilat janë shumë më të vështira se sa kanë qenë ndonjëherë. Do
të doja t’ju ofroja përgjigjen e duhur për dilemat tuaja të hoxhës, por nëse më
lejoni, unë do t’ju ofroj, nga ndjenja e dashurisë dhe respektit për misionin
tuaj të hoxhës në popullin tonë, disa këshilla, të cilat mund të mos i miratoni,
por mua do të ma lehtësoni,nëse më premtoni se në Ditën e Gjykimit do të
dëshmoni se unë këtë ua kam thënë:
(1) Gjithmonë jini të vetëdijshëm për
misionin tuaj të hoxhës në shpirt, në zemër dhe mendje, misionin të cilin e keni
trashëguar nga Pejgamberi, sepse ky është kushti i parë dhe themelor për
suksesin tuaj në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër, praqë ta dini dhe të
besoni se ju jeni ata që jeni – hoxhallarë. Edhe PejgamberitMuhamed (savs), iu
desh të besonte vetë se ai ishte me të vërtetë i Dërguari i Zotit. Pa këtë, imani
– besimi i tij nuk do të ishte i vlefshëm.
(2) Gjithmonë mbani në mend se ju jeni të
nderuar dhe të privilegjuar, që në emër të Zotit dhe të Dërguarit të Tij tu
flisni njerëzve nga vendi i nderuar i minberit. Prandaj, ju duhet të
peshoni çdo fjalë tuaj në mënyrë që të arrijë në zemrën e besimtarit. Gjithashtu,
secilën prej veprimeve tuaja Zoti dhe njerëzit do ta masin me peshojë të
veçantë, prandaj, mos bëni asgjë që nuk është në përputhje me fenë dhe moralin,
as mos shkoni atje ku nuk e keni vendin. Kurrë nuk do ta harroj një mësim nga një
xhematli, të cilin e gjeta duke pjekur raki, i cili me të vërtetë u turpërua,
por më paralajmëroi se ai këtë mund ta bënte, por ai mua do të më ndëshkonte
nëse unë do ta bëja të njëjtën gjë. Xhemati ynëka dëshirë që hoxhallarët e tyre
t’i shohin si udhëzues të mirëfilltë dhe të moralshëm. Në vetëdijen e tyre,
mëkati i hoxhës është i transmetueshëm, si sëmundja ngjitëse, andaj nuk guxon
as të shfaqet e as të përhapet.
(3) Ju nuk jeni murgj të izoluar ose
shenjtorë të gjallë, por jeni shërbëtorë të nderuar të fesë dhe moralit. Ju nuk
jeni domosdoshmërisht më të dijshmit, por jeni dhe duhet të jeni më shembullorët
në fe dhe në moral. Ruani reputacionin tuaj dhe të familjeve tuaja.
(4) Dëgjoni popullin që ta ndieni arsyen
dhe mençurinë e popullit. Mos harroni, populli gjithmonë e ka mendjen natyrale,
të ushqyer nga burimi i pastër, që është më e dobishme se mendja artificiale e
disa intelektualëve, të cilët janë ushqyer nga burimi i huaj i shkencës së
rreme mbi fatin tonë.
(5) Populli e kafrikën e tij, por edhe shpresën
e tij. Mundohuni t’ia zvogëloni frikën e tij, dhe t’ia shtoni shpresën!
Shpjegojuni atyre se ai që nuk ka frikë nga Zoti, do të ketë gjithmonë frikë
nga jeta, sikurse edhe ai që nuk ka shpresë për faljen e Zotit,gjithmonë do të
jetë në një gjendje të pashpresë!
(6) Njerëzit sot kanë frikë jo vetëm nga
Korona, por edhe nga mjerimi. Detyrajuaj është që me njerëzit ta ndani fatin
tuaj, sido që të jetë. Ju nuk jeni as degë që mund të pritet, por as gjethe që
do të bie vetë. Ju jeni pemë e fortë në popullin tonë, venat e së cilës janë
thellë në tokë, që nga Mehmed Fatihu e deri në ditët e sotme.
(7) Ruani amanetin, nderin dhe
identitetin e Bashkësisë Islame! Kultivoni vëllazërinë në fe dhe atdhe! Jini të
guximshëm për ta thënë të vërtetën, edhe nëse është e hidhur! Mos e keni zili
njëri-tjetrin! Kënaquni me suksesin e vëllezërve tuaj! Ndihmoni vëllain tuaj në
gëzim dhe në hidhërim! Sepse Allahu i Madhërishëm e ndihmon atë që ndihmon
vëllain e tij!
(8) Në vendin tonë, kurrë nuk kanë qenë
kohët e lehta! Por këto të sotmet janë veçanërisht të vështira. Prandaj, të
dashurit e mi, jini vigjilent dhe të kujdesshëm! Populli po ju shikon juve! Dhe
po e dëgjoni fjalën tuaj! Mos i zhgënjeni njerëzit! Bëhuni korrigjues të politikës
jo korrekte, sepse politika për ne muslimanët, pas gjenocidit, nuk është as
zbavitje, as ndeshje rasti, por politika për ne është çështje ekzistenciale, e
cila kërkon që të përfaqësohemi nga më të zgjuarit, më të respektuarit, më të
aftët, më të drejtët dhe nga ata që më së shumti e duan të vërtetën midis nesh!
(9) Nëse shihni amoralitet dhe
padrejtësi, korrigjojeni me dorën tuaj, e nëse nuk mundeni, atëherë me gjuhë,
dhe nëse nuk mundeni as edhe me gjuhë, atëherë të paktën e përbuzni me zemrën
tuaj! Por atëherë dijeni, se edhe ju edhe të gjithë ne si popull, jemi në
nivelin më të ultë të besimit dhe moralit!
(10) Unë nuk do t’ju them se për kënd
duhet të votoni! As ju këtë mos ua thoni njerëzve, por tregojuni atyre për
cilësitë e ndershme dhe të afta të atyre që duan, munden dhe dinë ta mbrojnë fenë
dhe moralin nga korrupsioni, që ta mbajnë kombin tonë të bashkuar dhe ta shpëtojnë
shtetin tonë nga armiqtë!
Të dashur hoxhallarë, dua që ta dini se e
keni në dispozicionin tuaj shpirtin, zemrën dhe mendjen time për misionin tuaj
të nderuar të hoxhës. Mos u frikësoni! Unë kurrë nuk do të rikandidoj për
politikë, por dua të mendoj për fatin tonë dhe dua të flas publikisht në mënyrë
që të gjithë të mund të më dëgjojnë, si ata që më duan, ashtu edhe ata që nuk
më duan! Allahu i Madhërishëm ju ruajt nga çdo bela dhe sprovë, të cilën nuk
jemi në gjendje ta kapërcejmë!
O Allahu i Plotfuqishëm, na fuqizo që ta
bartim dhe përcjellim me sukses trashëgiminë pejgamberike të Pejgamberit (savs)
nëpër vendin tonë dhe në gjithë botën!
O Allahu i Gjithëdijshëm, na mëso se
shërbimi i fesë dhe moralit është virtyti më i nderuar!
O Allahu i Mëshirshëm, hoxhallarëve tanë,
bëju të dashur misionin e tyre të nderuar me kënaqësinë Tënde dhe shpërblimin e
xhenetit!
Sinqerisht,
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.