Bayer Leverkuseni, ekipi që ishte afër transferimit të Milot Rashicës në afatin kalimtar të verës, përfundimisht ka hequr dorë nga reprezentuesi i Kosovës.
Drejtori sportiv Simon Rolfes ka insistuar se Leverkuseni nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për Rashicën gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas tij, Rashica më nuk bën pjesë në planet e Leverkusenit.
“Rashica ishte në planet tona gjatë verës për shkak të orarit të ngjeshur në start. Ne do të rivlerësojmë situatën tonë gjatë dimrit, por ai nuk është temë për momentin”, ka thënë Rolfes.
Në fakt, Rashica në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës ishte pranë kalimit te Leverkuseni pasi kishte arritur edhe marrëveshje, por në fund gjithçka u bllokua nga Werder Bremeni.
Rashica aktualisht është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet në fushë deri në muajin e ardhshëm. Këtë edicion, Rashica ka vetëm pesë paraqitje te Werderi, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2022.
Më herët, te Werderi kanë paralajmëruar se Rashica nuk do të largohet nga ekipi deri në fund të këtij sezoni.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.