Opoja.net

Lëvizja Vetëvendosje tregon numrin e aplikimeve nga diaspora

Më 13 janar ka filluar aplikimi i votuesve jashtë Kosovës për t’u regjistruar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri më tani sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë gjithsej mbi 52 mijë aplikime të pranuara.

“Mbi 52000 aplikime të pranuara”, shkruan Vetëvendosje në Facebook, krahas të dhënave të aplikimit të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku sipas kësaj partie kishin qenë gjithsej rreth 40 mijë aplikime, prej të cilave të pranuar ishin rreth 35 mijë.

Afati për aplikimin e votuesve nga diaspora për regjistrim në zgjedhjet e 14 shkurtit përfundon më 21 janar.

Të drejtë vote kanë të gjithë ata persona që së paku njëri prind e kanë të lindur në Kosovë edhe nëse prindi nuk ka shtetësi të Kosovës.

Këto zgjedhje do t’i japin vendit një epilog tjetër, një qeverisje të re dhe një legjislaturë të re të Kuvendit të Kosovës, e cila nuk dihet se sa do të jetë jetëgjatë./Lajmi.net/

Katër vatra të zjarrit janë aktive në Kosovë

Opoja.net

Përhapja e zjarreve në Kosovë, kjo është vatra më serioze

Opoja.net

Kurti: Mërgata, pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Send this to a friend